Student Club Card: Bashkë me ne zgjeroni tregun tuaj

Student Club 2013, karta që vlen në 4 shtete

 

Kopertina Student Club Card 2013Botimi i dytë Student Club Card vjen më një superofertë rinore. Nga Tirana, ku shënoi suksesin e parë, karta e përfitimeve reale nis fluturimin drejt vendeve fqinje. Për herë të parë studentët e universiteteve dhe nxënësit e shkollave të mesme në 25 qytete të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi do të kenë në dorë një kartë me vlerë rajonale. Rreth 400 biznese dhe njësi shërbimesh në këto katër shtete kanë ofruar ulje të posaçme nga 5 deri në 50% për kartën studentore.

Këtë vit të gjithë studentët e Shqipërisë, që kanë mbushur moshën 18 vjeç, do të provojnë për herë të parë kënaqësinë e një risie surprizë: Në bashkëpunim me Bankën Intesa SanPaolo ata do të pajisen me kartën ndërkombëtare VISA, e cila do t’u sjellë mjaft lehtësi dhe përfitime në veprimtarinë e përditshme. Në vijim, me një kartë të tillë do të pajisen edhe studentët e vendeve të tjera.

Libri dhe karta Student Club botohen nga Shtëpia Botuese Botart sipas përvojës më të mirë në vendet e zhvilluara. Ato përdoren për një afat kohor 1-vjeçar me të drejtë rinovimi. Me këtë kartë përdoruesit e moshës 15-25 vjeç përfitojnë ulje reale gjatë blerjeve në të gjitha dyqanet dhe njësitë e shërbimit që kanë reklamuar produktet e tyre në faqet e librit.

Karta Student Club është e personalizuar, me emër-mbiemër, datëlindje, foton e përdoruesit, shkollën apo fakultetin ku studjon, si dhe ka elementë sigurie që e bëjnë të pamundur çdo orvatje për falsifikimin e saj. Karta është e pajisur me Bar Kod,  i ngjashëm me ato që përdorin supermarketet dhe që mund të identifikohet lehtësisht nga kasat e dyqaneve të shitjes me pakicë. Karta nuk mund të përdoret prej askujt tjetër përveç mbajtësit zyrtar.

Aplikimi për të gjithë të interesuarit bëhet nëpërmjet faqes online www.studentclubcard.com apo www.studentclub.al, në rubrikën “Anëtarësohu”. Regjistrimi është i hapur për cilindo që plotëson kriterin bazë: të jetë nxënës ose student në një institucion arsimor publik ose privat. Secili prej anëtarëve të Student Club Card ka profilin e tij të personalizuar në web, ku do të gjejë vazhdimisht ofertat dhe informacionet që i nevojiten sipas fushës së interesit që ka zgjedhur.

Të dhënat personale që japin nxënësit apo studentët kur anëtarësohen në Student Club janë të garantuara në bazë të ligjit për mbrojtjen e tyre. Në çdo rast ato do të përdoren vetëm për pëmbushjen e kërkesave dhe interesave të të rinjve.

Përveç uljeve të publikuara në Librin e Studentit, përdoruesit e kartës Student Club do të përfitojnë edhe nga ofertat e tjera që do t’u dërgohen me e-mail ose në profilin e tyre gjatë vitit në vazhdim nga kompani dhe biznese të ndryshme, që shprehin interes për të bashkëpunuar me këtë projekt. Portali www.studentclub.al (www.studentclubcard.com) do të jetë vazhdimisht në dispozicion të sipërmarrjeve që dëshirojnë të bëhen pjesë e rrjetit të bizneseve që ofrojnë ulje të posaçme për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme. Hapësirat e portalit mund të përdoren për reklamë në faqen kryesore, postimin e paketave promocionale në adresat e e-mailit të anëtarëve të Student Club Card, si dhe për shitjet me kupon, i cili mund të skanohet me celular ose të printohet nga faqja zyrtare www.studentclub.al (www.studentclubcard.com).

Mënyra e paraqitjes së imazheve të bizneseve në këtë botim përbën një risi më vete, sepse u përgjigjet më së miri shijeve dhe interesave të grupmoshës 15 vjeç e lart, duke harmonizuar në këtë model marketingu edhe prirjet bashkëkohore të tregut rajonal, europian dhe atij botëror.

Çmimi i shitjes së librit dhe kartës është 500 lekë në Shqipëri dhe 5 Euro në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe vende të tjera. Për një përdorim sa më praktik të tij, kemi zgjedhur botimin në format xhepi.

Tashmë karta Student Club është jo vetëm një produkt kreativ dhe shumë i dobishëm, por edhe një mundësi reale punësimi për studentët me ambicie në fushën e marketingut dhe menaxhimit. Në rrugën e zgjerimit të ofertës dhe tregut përtej vendeve fqinje, ky projekt do të prezantojë së shpejti surpriza të reja për të rinjtë në përshtatje me prirjet e tyre integruese drejt Europës e më gjerë.

Shtëpia Botuese Botart falenderon të gjithë sipërmarrësit dhe institucionet që mbështetën botimin e dytë 2013-2014 dhe mirëpret ata që dëshirojnë të përfshihen në vijimësi në rrjetin rajonal Student Club Card.

 

 

Share
Powered by KEMINET